Skip to content

Feed Facts

Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vrau dhe zhduku trupin e shokut, çfarë u gjet brenda ‘Porsche’

Posted on June 13, 2026 By admin No Comments on Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vrau dhe zhduku trupin e shokut, çfarë u gjet brenda ‘Porsche’

Hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi po orientohen gjithnjë e më shumë drejt pistës së një vrasjeje të mundshme, ndërsa autoritetet dyshojnë se trupi i tij mund të jetë fshehur në një zonë të izoluar pas krimit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në automjetin tip Porsche, i cili dyshohet se është përdorur nga Armand Shakaj, personi i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen, janë sekuestruar disa mjete pune, përfshirë edhe lopata me gjurmë dheu. Ky zbulim ka shtuar dyshimet se mund të jetë tentuar fshehja e trupit pas ngjarjes.

Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e Eglant Koçit vijojnë në disa zona të vendit. Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, deklaroi se operacioni është përqendruar kryesisht në zona të thella malore në qarqet e Tiranës dhe Elbasanit. Në procesin e kërkimit janë përfshirë edhe struktura të specializuara nga Kosova, të cilat po asistojnë me qen gjurmues.

Paralelisht me operacionin për gjetjen e të riut, policia po punon edhe për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt, i konsideruar person kyç në hetim dhe një nga miqtë më të afërt të Koçit.

Sipas të dhënave të siguruara deri tani, hetuesit dyshojnë se pas zhdukjes së 34-vjeçarit mund të ketë pasur një konflikt të fortë mes dy shokëve. Një nga pistat kryesore lidhet me aktivitetin e kriptovalutave dhe me mosmarrëveshje financiare që mund të kenë lindur për shuma të konsiderueshme parash.

Nga verifikimet e kryera rezulton se po hetohen informacione sipas të cilave Shakaj dyshohet se merrej me dhënien e parave me interes, ndërsa Eglant Koçi mund të ketë shërbyer si ndërmjetës në disa transaksione financiare. Hetuesit po analizojnë mundësinë që një shumë e konsiderueshme parash të mos jetë kthyer, duke sjellë përplasje mes palëve.

Një tjetër element që po shqyrtohet nga grupi hetimor është lëvizja e automjetit të dyshuarit pas zhdukjes së Koçit. Sipas dyshimeve, mjeti mund të jetë transportuar me karrotrec drejt zonës së Ibës, me pretendimin se kishte pësuar defekt. Hetuesit besojnë se kjo lëvizje mund të ketë pasur si qëllim shmangien e kamerave të sigurisë dhe fshehjen e gjurmëve që do të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se hetimet janë ende në zhvillim dhe se çdo pistë po verifikohet përmes provave dhe ekspertizave të specializuara, ndërsa fati i Eglant Koçit mbetet ende i paqartë.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
Next Post: Pa se nuk pëlqehet jashtë, reagon Sara Karaj: Ja deklarata e saj e fortë (Video)

More Related Articles

Ngjarje tragjike në vend, rrufeja vret një person (EMRI) LAJMEE
Plas lufta?! Të shtëna në Ngushticën e Hormuzit, SHBA dhe Irani hapin zjarr “të kufizuar” ndaj njëra-tjetrës LAJMEE
Gruaja kujdeset për një milioner të verbër për vite me radhë, dhe thërret policinë kur ai zbulon identitetin e tij. LAJMEE
Gruaja Përjashtohet Nga Palestra Pasi Gruaja e Pronarit U Ankua — Ajo Që Postoi Në Rrjetet Sociale Tronditi Të Gjithë LAJMEE
Detajet/ E vërteta pa filtra për Zvërnecin dhe lidhjet me Edi Ramën LAJMEE
Aksidenti tragjik në Durrës: Makina përplaset me motorin, vdes në vend 29-vjeçari LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme