Skip to content

Feed Facts

A infektohet gjaku?

Posted on June 9, 2026 By admin No Comments on A infektohet gjaku?

Nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, hematolog

Është shpesh e vështirë t’u shpjegohet pacientëve se “gjaku qarkullues nuk infektohet”. Gjaku është një mjedis transporti, jo një organ ku patogjenët jetojnë dhe shumohen.

Nëse në gjak gjenden patogjenë (viruse – viremia, baktere – bakteremia, kërpudha – fungemia etj.), kjo nuk do të thotë se gjaku është i infektuar, por se ai po kryen funksionin e tij normal: transportin.

Patogjeni, pasi hyn në qarkullim (duke kaluar barrierat mbrojtëse), synon indet dhe organet ku gjen kushte të përshtatshme për t’u shumuar dhe për të shkaktuar dëmtim. Pikërisht aty ndodh infeksioni i vërtetë.

Ndryshimet në analizat e gjakut periferik, si rritja e leukociteve, neutrofileve, prania e formave të papjekura (shkopinj, metamielocite etj.) apo rritja e eritrosedimentit, shpesh të shoqëruara me temperaturë, nuk nënkuptojnë “infeksion në gjak”, por reagim të organizmit ndaj një procesi inflamator ose infektiv.

Gjaku ka funksion kryesor transportin:

Eritrocitet transportojnë oksigjenin për indet

Leukocitet janë qeliza mbrojtëse që prodhohen në palcën e kockave dhe udhëtojnë për të luftuar infeksionet jashtë enëve të gjakut

Në prani të infeksionit, organizmi rrit prodhimin e neutrofileve dhe mund të lëshojë edhe forma të papjekura për të përballuar kërkesën e shtuar

Nëse patogjeni arrin në qarkullim, aktivizohet sistemi mbrojtës i organizmit: fillimisht neutrofilet dhe sistemi fagocitar (përfshirë shpretkën), dhe më pas imuniteti specifik me limfocitet. Vetëm në rast se këto mekanizma nuk arrijnë ta eliminojnë, patogjeni përhapet në inde dhe shkakton dëmtim lokal apo sistemik.

Trombocitet, ndryshe nga elementët e tjerë, kanë rol të drejtpërdrejtë në ruajtjen e integritetit të enëve të gjakut dhe në ndalimin e hemorragjisë.

Gjaku gjithashtu transporton hormone, lipide, aminoacide, nxehtësi, si dhe në disa raste patogjenë apo qeliza tumorale.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët
Next Post: Temperaturat ekstreme/ Vapa rrit rrezikun për zemrën, mjekët apelojnë kujdes: Shmangni ekspozimin në diell

More Related Articles

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar LAJMEE
Dëllinja ‘ilaç’ për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës per… LAJMEE
“Të pasurova dhe më tradhtove” – Begjet Pacolli sulmon ish-mikun e tij, pas përplasjes së sotme në Aeroportin e Vlorës LAJMEE
Keni probleme me kujtesën? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati LAJMEE
Një Grua e Moshuar Nuk Lejoi Askënd Të Hynte Në Apartament Për 25 Vjet — Kur Më Në Fund Hynë Brenda, Gjetën Këtë LAJMEE
👉 Kur roja bregdetare zbuloi një objekt misterioz në fund të detit dhe e nxorri në sipërfaqe, askush nuk ishte gati për atë që do të shihnin brenda! LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme