Frankfurti “kuq e zi”: Diaspora në Gjermani ngrihet kundër Edi Ramës

14 Views

Qindra shtetas shqiptarë që jetojnë në diasporë kanë zhvilluar një tubim proteste në Frankfurt të Gjermanisë.

Pjesëmarrësit, të pajisur me flamuj kombëtarë dhe pankarta, kanë shprehur mbështetjen e tyre për tubimet që po zhvillohen paralelisht në Tiranë.

Përmes thirrjeve të tyre, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në menaxhimin politik të vendit, duke u bërë pjesë e reagimit të shtrirë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Leave a Comment