Skip to content

Feed Facts

Upss/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flor Mumajesit?

Posted on June 6, 2026 By admin No Comments on Upss/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flor Mumajesit?

Raporti kompleks dhe nostalgjik mes Soni Malajt dhe Flori Mumajesit vazhdon të mbetet kryefjala e këtij edicioni të “Ferma VIP”.

Pas surprizës spektakolare me 300 dronë që ndriçuan qiellin e fermës, Soni u përball gjatë natës së “Prime” me pyetjet e drejtpërdrejta të moderatores Arbana Osmani lidhur me raportin e tyre aktual.

E pyetur nëse e priste një gjest të këtyre përmasave, Soni theksoi rëndësinë e madhe që Flori ka në jetën e saj, duke vënë në dukje se të dy preferojnë t’i mbajnë gjërat larg syrit të publikut:

“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit. Pa diskutim ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Si ai, edhe unë, jemi persona shumë diskretë. Pavarësisht këtij vizibiliteti të madh, gjërat personale i mbajmë private. Prisja ndoshta diçka të vogël, por jo aq të madhe. Për mua ishte një lumturi shumë e madhe, sepse Flori është një tip që nuk flet shumë. Nuk është i fjalëve të mëdha, gjithmonë kemi folur me vepra.”

Këngëtarja sqaroi gjithashtu se pavarësisht kohës dhe thashethemeve në media, respekti mes tyre nuk është zbehur kurrë:

“Ne kemi një respekt reciprok për njëri-tjetrin. Pavarësisht aludimeve që mund të jenë bërë në publik apo në media, ne e kemi mbështetur gjithmonë njëri-tjetrin.”

Gjatë bisedës, Arbana zbuloi se Flori e ndjek rregullisht programin. E pyetur se çfarë mesazhi do t’i dërgonte nëse ai po e ndiqte në ato momente, Soni la të kuptohej se e shihte këtë surprizë si diçka më tepër sesa thjesht mbështetje kolegiale:

“Unë besoj që në një marrëdhënie hapat pak më të rëndësishëm duhet t’i marrë mashkulli. Ai gjërat nga ana ime i di, kështu që nuk kam çfarë t’i them.”

Më tej, kur u pyet nëse do të ishte e hapur për një shans të dytë me kantautorin – ndonëse ky i fundit nuk u shfaq fizikisht dhe as nuk bëri ndonjë deklaratë të hapur rikthimi – Soni kujtoi me buzëqeshje një bisedë të bërë më herët me Mozën:

“I thashë Mozës që ndoshta pleqëria është më e ëmbël për t’u kaluar bashkë.”

Në fund të diskutimit, këngëtarja shkaktoi të qeshura dhe reagime të shumta me pyetjen e saj epike drejtuar produksionit:
“Tani vetëm një pyetje kam. Unë kam hyrë në fermë me statusin ‘single’. Unë nuk quhem më ‘single’ tani, që ta di? Merrni një konfirmim nga Flori, se mos na hyn ndonjë fermer dhe ku i dihet.”

Megjithatë, Arbana u tregua e prerë duke sqaruar se dronët ishin thjesht një shenjë mbështetjeje dhe jo një deklaratë zyrtare.

Nga ana tjetër, Moza e ngacmoi me humor duke i thënë: “Mos u gënje nga një dron, thuaj të vijë vetë këtu”.

Ky moment ka nxitur edhe reagime plot ironi e batuta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar me humor: “Po Flori a e di që i ka dërguar dronë Sonit?”.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: 👉 Kur një djalë hyri në një kopsht zoologjik të braktisur… ajo që pa në një rezervuar uji të errët i ngriti gjakun! 😳
Next Post: Rama sërish i vendosur për Zvërnecin, ja foto e fundit që publikoi

More Related Articles

Shoferi i Moshuar Më Në Fund Del Në Pension — Por Zbehet Kur Një Kliente I Zbulon Diçka Të Papritur LAJMEE
Thousands of Lumps Can Appear on the Skin — Here’s What Doctors Say About This Rare Condition LAJMEE
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen LAJMEE
SPAK zbardh pasuritë e Belës: Të implikuar dhe oligarkë, vila dhe apartamente LAJMEE
Erdogani ka një mesazh për shqiptarët – kush e kupton, do veprojë para se të jetë vonë… LAJMEE
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme