Skip to content

Feed Facts

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?

Posted on June 6, 2026 By admin No Comments on Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?

Vaji i ullirit konsiderohet prej kohësh një nga ushqimet më të shëndetshme të dietës mesdhetare. Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i tij mund të lidhet me jetë më të gjatë dhe me një rrezik më të ulët për sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.

Ndihmon në luftimin e inflamacionit

Vaji i ullirit përmban acid oleik, një yndyrë e shëndetshme me veti anti-inflamatore. Ai është gjithashtu i pasur me polifenole, përbërës me veprim antioksidues që ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga dëmtimet qelizore.

Ekspertët theksojnë se këto përbërës mund të ndihmojnë në uljen e faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë grumbullimin e pllakave në arterie.

Mund të ulë rrezikun e diabetit të tipit 2

Sipas një analize të publikuar në vitin 2022, konsumimi i rreth 25 gramëve vaj ulliri në ditë (afërsisht një lugë e gjysmë gjelle) lidhet me një ulje prej 22% të rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Lidhet me jetëgjatësi më të madhe

Zëvendësimi i yndyrave si gjalpi apo margarina me vaj ulliri mund të sjellë përfitime afatgjata për shëndetin.

Studimet kanë treguar se personat që konsumojnë më shumë se dy lugë gjelle vaj ulliri në ditë kanë:

  • 20% më pak rrezik vdekjeje nga të gjitha shkaqet;
  • 23% më pak rrezik vdekjeje nga kanceri;
  • 25% më pak rrezik vdekjeje nga sëmundjet e zemrës.

Gjithashtu, disa kërkime sugjerojnë se vaji i ullirit mund të mbështesë funksionet njohëse dhe të ndihmojë në ngadalësimin e rënies së aftësive mendore me kalimin e moshës.

A duhet ta pini si “shot”?

Megjithëse shumë persona konsumojnë vaj ulliri esëll në formën e një “shot-i”, aktualisht nuk ka prova shkencore që tregojnë se kjo mënyrë është më e dobishme sesa përdorimi i tij në sallata apo ushqime të tjera.

Megjithatë, vaji i ullirit i papërpunuar mund të ruajë më shumë përbërës të dobishëm sesa ai që i nënshtrohet temperaturave të larta gjatë gatimit.

Efektet e mundshme anësore

Edhe pse konsiderohet i sigurt për shumicën e njerëzve, konsumimi i vajit të ullirit në sasi të mëdha mund të ketë disa efekte të padëshiruara:

  • Mund të shkaktojë parehati tretëse, veçanërisht kur merret esëll;
  • Ka përmbajtje të lartë kalorike, rreth 119 kalori për lugë gjelle;
  • Konsumimi i tepërt mund të kontribuojë në shtim në peshë.

Si ta përfshini në dietë?

Ekspertët rekomandojnë që vaji i ullirit të përdoret si pjesë e një diete të balancuar. Ai mund të shtohet në sallata, marinada, salca, të përdoret si zëvendësues i gjalpit ose për gatime me temperaturë të ulët dhe mesatare.

Në përgjithësi, përfitimet shëndetësore janë vërejtur te personat që konsumojnë nga gjysmë luge deri në rreth tre lugë e gjysmë vaj ulliri në ditë, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Burri blen një BMW të prishur nga një pensionist dhe shpërthen në lot kur zbulon çfarë ka brenda
Next Post: 👉 Çifti gjen një makinë të varrosur në oborr… por një ditë më vonë, burri zhduket pa asnjë shpjegim! 😳

More Related Articles

Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, ‘koka’ e grupit i arrestuar në 2025 për vrasje në Itali LAJMEE
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet LAJMEE
“Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike”, Rama për marrëveshjen e gazit me SHBA-në: TEC i Vlorës do të prodhojë vetë energji LAJMEE
FOTO/ Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve LAJMEE
Fletë alumini në kuzhinë: si ta përdorni në mënyrë të sigurt (dhe cilat ushqime nuk duhet t’i mbështillni kurrë) LAJMEE
40 vjet pasi vajzat u zhdukën, një makinë e vjetër fshehu të vërtetën LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme