Aksident në Vend, kamioni humb kontrollin

24 Views

Një kamion është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit, por fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht mësohet se në afërsi të fshatit Kolsh, kamioni ka pësuar defekt në sistemin e frenimit, ndërsa drejtuesi i tij ka humbur kontrollin mbi mjetin.Megjithatë, ai ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, pa pësuar lëndime, shkruan Abcnews.al, transmeton Periskopi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Periskopi

Leave a Comment