Skip to content

Feed Facts

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

Posted on May 23, 2026 By admin No Comments on “Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

Një tjetër kapitull i fortë është zbuluar në investigimin për projektin Durrës Marina, pasi inxhinieri konstruktor Dhimitër Papa ka pranuar përballë emisionit “Piranjat” se pallatet e kompleksit kanë pësuar ulje deri në 18 centimetra dhe se projekti fillestar me pilota betoni u ndryshua me kërkesë të ekspertëve nga Dubai.

Sipas Papës, pilotat e betonit u zëvendësuan me pilota çakëlli pas “debatit teknik” me ekspertët e huaj të projektit, të cilët këmbëngulën se kjo metodologji përdorej edhe në Dubai.

Ai deklaroi se “pilotat janë dashur me beton”, por kompania kërkoi një tjetër zgjidhje teknike.

Në intervistën e tensionuar, konstruktori fillimisht kundërshtoi shifrat e publikuara për zhytjen e pallateve, duke mohuar uljen prej 28 centimetrash të raportuar nga IKMT, por pranoi se objektet kanë pësuar ulje deri në 18 centimetra.

Papa ia atribuoi problemin hapjes së gropave përreth objekteve, duke deklaruar se largimi i ujit dhe rërës nga kantieret fqinje krijoi fenomenin e “sufosionit”, që sipas tij solli ulje më të madhe sesa ajo e parashikuar në projekt.

Ndërkohë, nënkontraktori Mirel Elmazaj, kompania e të cilit ka realizuar punimet në dy pallatet e prekura, deklaroi se “uljet janë normale”, por më pas akuzoi IKMT-në për matje të gabuara dhe tha se institucionet “janë shtyrë nga presioni publik”.

Nga ana tjetër, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e Dhimitër Papës, inxhinierja Armeda Gramos, pranoi se objektet kanë pësuar “ulje të konsiderueshme”, por këmbënguli se projekti është realizuar me përgjegjësi dhe sipas llogaritjeve teknike.

Investigimi i “Piranjave” nxori në pah gjithashtu se personat e përfshirë në projekt kishin kufizime kontraktuale për të folur publikisht, ndërsa deri tani Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka konfirmuar zyrtarisht ulje prej 18 dhe 28 centimetrash në dy prej pallateve të kompleksit.

/Piranjat news

Views: 9
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Habit mjeku: Hani një grusht arra çdo mëngjes dhe shikoni mrekullitë në shëndet
Next Post: Sherri për aeroportin e Vlorës, Valon Ademi akuzon Pacollin: Më ofrove 80 milionë euro për t’ua shitur rusëve! Nuk frikësohem, s’do ta blejnë kurrë!

More Related Articles

Aeroplani i zhdukur gjendet pas dekadash – Shkencëtarët habiten kur shohin se çfarë ka brenda… LAJMEE
Mitet dhe të vërtetat rreth kancerit të mushkërive LAJMEE
“Delfinë” për Hormuzin? Pentagoni: Irani nuk ka delfinë ushtarakë, SHBA i përdor vetëm për zbulim LAJMEE
Njerka Shiti Makinën E Tij Të Preferuar — Por U Zbeh Kur Zbuloi Çfarë Ishte Fshehur Poshtë Gomës Rezervë LAJMEE
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi LAJMEE
Stafi i spitalit ngriu nga tmerri kur një qen hyri në spital duke mbajtur këtë… LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme