Skip to content

Feed Facts

Studimi ngre alarmin: Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm rrezikun e demencës dhe parkinsonit!

Posted on May 22, 2026 By admin No Comments on Studimi ngre alarmin: Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm rrezikun e demencës dhe parkinsonit!

Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e disa formave të rënda të demencës dhe sëmundjeve neurodegjenerative, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore JAMA Network Open.

Studimi, i udhëhequr nga studiues të Universitetit Shëndetësor të Floridës, analizoi lidhjen mes ekspozimit ndaj grimcave të imëta ndotëse dhe dioksidit të azotit me zhvillimin e demencës me trupa Lewy dhe demencës së lidhur me sëmundjen e Parkinsonit.

Sipas studiuesve, grimcat e imëta ndotëse krijohen kryesisht nga proceset e djegies, trafiku, transporti detar dhe përdorimi i lëndëve djegëse fosile, ndërsa dioksidi i azotit është një gaz toksik që prodhohet gjithashtu nga djegia e karburanteve.

“Njerëzit ekspozohen ndaj këtyre ndotësve pothuajse çdo ditë”, tha Dimitry S. Davydow, profesor në Institutin Norman Fixel për Sëmundjet Neurologjike në Florida.

Studimi përfshiu të dhënat e më shumë se 2.1 milionë personave në Danimarkë, të moshës 65 deri në 95 vjeç. Studiuesit analizuan rastet e diagnostikuara me demencë me trupa Lewy dhe demencë të lidhur me Parkinsonin, duke i krahasuar me persona të tjerë të së njëjtës moshë dhe gjinie.

Përmes adresave të banimit, regjistrave kombëtarë dhe të dhënave të sistemit shëndetësor, ekspertët vlerësuan nivelin e ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit gjatë 10 viteve para diagnostikimit.

Rezultatet treguan se edhe rritjet e vogla të ekspozimit ndaj ndotjes lidhen me një rrezik më të lartë për zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Sipas studimit, rreziku për demencën me trupa Lewy ishte pothuajse katër herë më i lartë, ndërsa rreziku për demencën e lidhur me Parkinsonin më shumë se dyfishohej.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se dioksidi i azotit lidhej me një rritje të rrezikut, edhe pse ndikimi i tij ishte më i ulët krahasuar me grimcat e imëta ndotëse.

Ekspertët shpjegojnë se këta ndotës janë aq të vegjël sa mund të depërtojnë thellë në mushkëri, të kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe më pas të arrijnë në tru duke kaluar barrierën gjak-tru. Aty, ato mund të shkaktojnë inflamacion dhe procese të tjera që lidhen me dëmtimin neurologjik.

Studimi thekson se, megjithëse nuk provohet drejtpërdrejt shkak-pasoja, ekziston një lidhje e qartë mes ndotjes së ajrit dhe rritjes së rrezikut për këto forma të demencës.

“Është një hap i rëndësishëm për të kuptuar se si faktorët mjedisorë mund të ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative”, u shpreh Gregory Pontone.

Sipas studiuesve, gjetjet mund të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të rolit që ndotja e ajrit luan në dëmtimin e trurit dhe në zhvillimin e sëmundjeve që lidhen me proteinën alfa-sinukleinë, e cila është e lidhur ngushtë me Parkinsonin dhe demencën me trupa Lewy.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: 1.2 miliardë persona vuajnë nga shëndeti mendor, dyfishim i rasteve në 30 vite
Next Post: Konflikti në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: 50 inxhinierë kinezë po mbahen të izoluar brenda, sot me zor u dërguam ushqim dhe ilaçe

More Related Articles

An 8-Year-Old Wrote About Her Marine Dad and His Working Dog, but Her Teacher Accused Her of Making It Up LAJMEE
Dhimbjet e Kokës Fshehnin Diçka të Rëndë — Kur Mjekët Panë Skanerin, Filluan Trajtimin Menjëherë LAJMEE
SHBA dhe BE: Dakord me Zvërnecin dhe Sazanin sipas rregullave? LAJMEE
Avioni u zhduk vite më parë. Dekada më vonë e gjetën, dhe ajo që zbuluan brenda ishte e pabesueshme. LAJMEE
“Thonin për mua, do të bëhet si Putini”, Rama: T’u puthim duart shqiptarëve! Nëse 9 mandate do t’i kishin molotovarët, bllokohej integrimi LAJMEE
Temperaturat e larta, ja disa këshilla si ta përballojmë më lehtë të nxehtin ekstrem LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme