Skip to content

Feed Facts

Edi dhe Linda Rama, vizitë zyrtare në shtetin e pazakontë, ja çfarë pritet

Posted on May 20, 2026 By admin No Comments on Edi dhe Linda Rama, vizitë zyrtare në shtetin e pazakontë, ja çfarë pritet

Kryeministri Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut, ai ka udhëtuar ditën e djeshme 17 maj drejt Koresë dhe do të qëndrojë deri më 21 maj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni.

Kjo vizitë synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.

Në mbërritjen e tij në Seul, Kryeministri Rama do të jetë i ftuar në një darkë mirëseardhjeje të organizuar nga Qendra për Lidershipin Aziatik dhe Klubi Harvard i Koresë, organizata të angazhuara në promovimin e lidershipit, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Azi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të politikës, qeverisë dhe biznesit korean, ndërsa Kryeministri do të zhvillojë edhe takime me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, si dhe me CEO-n e Samsung, Lee Jae-yong.

Në ceremoninë hapëse te Konferencës prestigjioze të Lidershipit Aziatik, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalë përshëndetëse përkrah personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare, mes tyre edhe Kryeministri i Koresë së Jugut Kim Minseok.

Më pas kryeministri Rama do të jetë i ftuar i veçantë në panelin me temë “Bisedë me një udhëheqës: Një epokë e transformimit të madh: strategjia e madhe e një kombi të vogël”, ku do të trajtojë sfidat e reja globale nga perspektiva e Ballkanit Perëndimor, strategjitë e vendeve të vogla përballë ndryshimeve gjeopolitike, si edhe rolin e inteligjencës artificiale dhe inovacionit digjital në qeverisje.

Axhenda e vizitës përfshin edhe një sërë takimesh me drejtues të kompanive më të mëdha koreane, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri.

Views: 9
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Next Post: Çfarë është tromboza dhe si mund ta parandalojmë?

More Related Articles

Teksa Po Gërmonin në një Fermë, Ekspertët Zbuluan Gjurmë të një Specieje të Panjohur Më Parë! LAJMEE
“Nuk do që ta them, do të mërzitet shumë!”/ Balina Budinaku thyen heshtjen dhe nxjerr sekretet e jetës me Andi Bushatin! LAJMEE
Qentë Lehën Për Ditë Të Tëra Drejt Një Makine Të Parkuar — Kur Banorët Panë Brenda, U Tronditën LAJMEE
Ajo bëri një selfie gjatë pushimeve — javë më vonë, një foto zbuloi një të vërtetë rrëqethëse. LAJMEE
I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, + 36°C nën hije për javën e parë të qershorit LAJMEE
SPAK fletëthirrje të dytë për Igli Taren LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme