Skip to content

Feed Facts

Aksidenti tragjik në Durrës: Makina përplaset me motorin, vdes në vend 29-vjeçari

Posted on May 13, 2026 By admin No Comments on Aksidenti tragjik në Durrës: Makina përplaset me motorin, vdes në vend 29-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen Stalla, në zonën e Katundit të Ri në Durrës.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një automjet është përplasur me një motor, ndërsa për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i motorit, 29-vjeçari Andi Shala.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, por fatkeqësisht i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për JOQ Albania se drejtuesi i automjetit dyshohet të jetë një shofer problematik në zonë, megjithatë këto mbeten pretendime të banorëve dhe pritet që rrethanat e plota të aksidentit të sqarohen nga hetimet zyrtare.

Sipas të njëjtave burime, drejtuesi i automjetit është shtetasi me inicialet E.V.

“O njerëz, u shua dhe një jetë në lule të rinisë. Kur do ta kuptojmë që shpejtësia vret më shumë se arma”, shkruan një prej qytetarëve që raportoi ngjarjen në redaksinë tonë.

Policia pritet të zbardhë dinamiken e plotë të aksidentit dhe përgjegjësitë për këtë tragjedi.

Views: 9
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: VIDEO/ Bebe Rexha goditet me telefon në kokë gjatë një koncerti, shtrihet përtokë
Next Post: Investigimi i BIRN: Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit

More Related Articles

Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt LAJMEE
Gjykata Supreme e Japonisë vendos se vetëm njerëzit mund të jenë shpikës të patentave LAJMEE
Dhia “mjeshtre e notit”, mahnit turistët në Liqenin e Komanit LAJMEE
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit LAJMEE
Eye LAJMEE
Vrasja e vëllezërve Alikaj, familjari: Çaka dhe Spahiu u liruan, u prishën provat! Ja kush e di të vërtetën LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme