VIDEO/ Bebe Rexha goditet me telefon në kokë gjatë një koncerti, shtrihet përtokë

55 Views

Diva e muzikës Bebe Rexha është përballur me një situatë të pakëndshme në koncertin e fundit në New Jork.

Në një video që po bënë xhiron e rrjetit shihet se këngëtarja është goditur me një telefon në fytyrë!

Në videoklip, Bebe po dilte drejt turmës gjatë këngës së fundit të koncertit të saj, kur një telefon i erdhi duke e goditur në fytyrë .

Më pas Bebe eci përreth dhe u përpoq të kthehej në skenën kryesore, përpara se të zbriste në skenë ajo u shtri përtokë.

Mund të shihni disa skenë dhe truproja që vijnë në krah të Bebes pas incidentit. Sipas raportimeve, Bebe gjithashtu anuloi takimin dhe përshëndetjet e planifikuar pas koncertit.

Leave a Comment