Skip to content

Feed Facts

Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

Posted on May 13, 2026 By admin No Comments on Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

Taksat për pijet me sheqer duhet të rriten dhe për ushqimet e shëndetshme duhet të ulen me qëllimin që të frenohet obeziteti që po përhapet me shpejtësi në popullatë, cilëson një studim i ekspertëve të Shëndetit Publik në vendin tonë “Politikat Fiskale Për Shëndetin: Roli i taksave mbi ushqimet për një dietë të shëndetshme”.

Sipas të dhënave më të fundit të vitit 2025 nga ISHP vendi ynë po lundron drejt një epidemie,  ku mbi 30% e burrave dhe 28% e grave shqiptare janë obezë. Kjo situatë nuk kursen as gjeneratën e re, pasi shifrat tregojnë se obeziteti tek fëmijët prek 14% të tyre. Këto të dhëna tregojnë për një barrë e rëndë shëndetësore dhe ekonomike, duke qenë se kequshqyerja dhe konsumi i tepërt i produkteve me përmbajtje të lartë yndyre, sheqeri dhe kripe lidhen drejtpërdrejt me shpërthimin e diabetit, hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat mbeten shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në vend.

Për të adresuar këtë krizë, ekspertët e shëndetësisë propozuan përdorimin e politikave fiskale për shëndetin, të cilat përfshijnë taksat mbi pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe ushqimet e përpunuara, të cilat funksionojnë duke rritur koston e produkteve të dëmshme dhe duke krijuar një barrierë financiare që dekurajon konsumin e tepërt.

Nga ana tjetër, ky sistem parashikon subvencionimin e ushqimeve cilësore, si frutat, perimet dhe drithërat integrale, duke i bërë ato më të përballueshme për xhepat e konsumatorëve. Logjika e kësaj strategjie mbështetet në faktin se çmimi është faktori kryesor që dikton sjelljen e blerësit, veçanërisht te grupet me të ardhura të ulëta, të cilat janë edhe më të rrezikuara nga kequshqyerja.

Në nivel ndërkombëtar, kjo qasje ka dhënë rezultate konkrete dhe Shqipëria mund të mësojë shumë nga këto përvoja. Një shembull i mirë është Mbretëria e Bashkuar, e cila në vitin 2018 aplikoi taksën mbi industrinë e pijeve freskuese (SDIL). Ky ligj i detyroi prodhuesit të ulnin sasinë e sheqerit në recetat e tyre për të shmangur taksën e lartë, duke çuar në një riformulim masiv të produkteve në treg.

Franca gjithashtu ka forcuar politikat e saj që nga viti 2012, duke aplikuar një taksë progresive sipas sasisë së sheqerit, ndërsa Sllovenia sapo ka ndërmarrë një hap radikal në vitin 2025, duke rritur TVSH-në për pijet me sheqer nga 9.5% në 22%. Këto vende nuk i shohin këto taksa thjesht si mbledhje parash, por si një investim, pasi të ardhurat e gjeneruara riinvestohen drejtpërdrejt në programet e edukimit shëndetësor nëpër shkolla dhe në aktivitete fizike për të rinjtë.

Në Amerikën Latine, Kolumbia ka aplikuar një model inovativ duke taksuar ushqimet shumë të përpunuara që përmbajnë nivele të larta kripe dhe yndyrash, me një rritje graduale deri në 20% deri në vitin 2025.

Hungaria, nga ana tjetër, ka një përvojë të gjatë me taksën e akcizës mbi ushqimet e pashëndetshme, e cila ka ndikuar ndjeshëm në ndryshimin e zakoneve ushqimore të popullatës.

Megjithatë ekspertët pohojnë se për Shqipërinë, zbatimi i këtyre masave mbart sfida të veçanta, siç është nevoja për të përballuar rezistencën e industrisë ushqimore dhe lobimeve të tyre të fuqishme.

Analiza e kostove në Shqipëri tregon se vetëm në vitin 2016, mbi 111,000 raste të diabetit i atribuoheshin mbipeshës, me një kosto ekonomike që kalonte 84 milionë dollarë. Kjo shifër sot është pa dyshim më e lartë, duke e bërë urgjente nevojën për një qasje të integruar.

Taksat shëndetësore duhen vlerësuar si një mbrojtje për sistemin shëndetësor që po rënkon nën barrën e sëmundjeve kronike. Duke ndjekur rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria ka mundësinë të kthejë politikat fiskale në një mburojë për shëndetin publik, duke siguruar që mjedisi ushqimor të mos favorizojë më produktet e lira e të dëmshme./ Monitor

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Rama niset me urgjencë drejt Gjermanisë (Foto)
Next Post: Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali! I “dogji” sherri për një vajzë

More Related Articles

Fletë alumini në kuzhinë: si ta përdorni në mënyrë të sigurt (dhe cilat ushqime nuk duhet t’i mbështillni kurrë) LAJMEE
“Sali Berisha është tradhtar”, Alesia Balliu plas deklaratën e fortë: Ja çfarë më ofroi që të heshtja LAJMEE
Burri i ministres së Ramës i bëhet krah Spiropalit: Bravo, qëndrim dinjitoz…! LAJMEE
Djali preu një pemë të vjetër – ajo që gjeti brenda trungut tronditi gjithë botën LAJMEE
“Ndrenika është mal artistik, por si njeri u bë pis!” – Malkaj: Artistët trajtohen si argëtim, jo si vlerë kombëtare LAJMEE
Mjeku “çudit” botën: Soda e bukës me limon shëron këto 10 “sëmundje”, mbajeni shënim LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme