Skip to content

Feed Facts

Vlora sërish në krizë për ujin, defekti i rëndë regjistrohet në rrjetin kryesor të ujësjellësit

Posted on May 12, 2026 By admin No Comments on Vlora sërish në krizë për ujin, defekti i rëndë regjistrohet në rrjetin kryesor të ujësjellësit

Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm janë rikthyer në qytetin e Vlorës, pas një defekti të rëndë të regjistruar në rrjetin kryesor të ujësjellësit. Ndërprerja ka prekur disa zona të qytetit, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur ndërhyrjen për riparimin e avarisë.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë bëri të ditur se shkak i situatës është një dëmtim në tubacionin kryesor 500, pranë zonës së “Miramare”, çka ka detyruar stakimin e të gjitha stacioneve të furnizimit me ujë.Sipas UKV-së, ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal për qytetarët. Institucioni thekson se ndërhyrja është e domosdoshme për të shmangur dëmtime të tjera në rrjetin e ujësjellësit.

Në njoftimin zyrtar, UKV kërkon mirëkuptimin e banorëve deri në stabilizimin e situatës, ndërsa paralajmëron se punimet pritet të zgjasin gjatë gjithë natës.

Kjo nuk është hera e parë që qyteti përballet me probleme të tilla. Në muajin dhjetor, Vlora qëndroi për katër ditë pa ujë për shkak të një tjetër defekti në rrjetin kryesor, situatë që preku mijëra familje dhe biznese. Në atë rast, riparimi u realizua vetëm pas mbërritjes nga Turqia të pjesëve hidraulike të nevojshme për sistemin.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Meta i ka shkruar Ismailajt ‘më duhen 200 mijë.’”/ Prokurori lexon mesazhin, zbardhen debatet me avokatin e ish-Presidentit
Next Post: Cpo ndodh!? Vjen lajmi i keq per Erion Bracen

More Related Articles

“Furgoni i vjedhur gjendet pas shumë vitesh – Policia tronditet nga ajo që gjeti brenda!” LAJMEE
Gruaja kapet duke vjedhur në supermarket, polici hero habiti botën me veprimin e tij! LAJMEE
Gjykata Supreme e Japonisë vendos se vetëm njerëzit mund të jenë shpikës të patentave LAJMEE
My Husband Put His Mistress in My Boardroom Seat and Demanded My 32% Stake—So I Gave Him Two Minutes to Move Her. He Laughed and Summoned Security… LAJMEE
“Pusho, çfarë avokati je ti, nuk të llogaris fare”/ Plas sherr e të bërtitura mes të ftuarve në studio LAJMEE
Pas Iranit, Rama i kthehet Greqisë për protestat në Tiranë: Vetë shijojnë investimet e huaja, por duan që ne të zihemi LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme