Skip to content

Feed Facts

Dhunimi barbar i ish-kreut të PD në Lezhë, Policia: Kemi sekuestruar pamje filmike në një territor të gjerë! Vijojmë punën për identifikimin e autorëve

Posted on May 11, 2026 By admin No Comments on Dhunimi barbar i ish-kreut të PD në Lezhë, Policia: Kemi sekuestruar pamje filmike në një territor të gjerë! Vijojmë punën për identifikimin e autorëve

Policia thotë se ka sekuestruar pamje filmike të kamerave në një territor të gjerë, të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve të dhunës barbare që u ushtrua ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike në Njësinë Administrative Dajç, Sokol Toma.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, sqarojmë se:

Menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ish-funksionari i PD-së, është dhunuar të shtunën e 9 majit nga dy persona ende të paidentifikuar. Sipas informacioneve, 53-vjeçari ndodhet në monitorim intensiv te Trauma me lëndime të rënda pasi i kanë thyer këmbën dhe prerë një pjesë të veshit. Sipas mjekëve, ai është koshient dhe në gjendje të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në autostradën Mamurras-Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit, ku sipas dëshmisë së tij, po kthehej nga Tirana për në Lezhë. Dhunuesit, të maskuar dhe ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën, e kanë goditur me sende të forta dhe pastaj janë larguar, ka deklaruar ai. Gjithashtu, i kanë marrë edhe celularin.

Pas ngjarjes,Toma u konstatua në makinë në gjendje shoku nga kalimtarët dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij si ndërtues pallatesh.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Zjarrfikësi la shtëpinë të digjej – Kur hapën derën, ajo që gjetën brenda i la të gjithë pa fjalë!
Next Post: Çmimi i naftës rritet sërish, zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit

More Related Articles

Burri Shkon Për T’u Qethur — Por Parukierja Vëren Diçka Të Fshehur Në Flokët e Tij LAJMEE
Kamera në Pyll Aktivizohet Papritur – Ajo që Filmon është e Pabesueshme… LAJMEE
Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini LAJMEE
Ju zë shpesh ngërçi në këmbë? Mjeku zbulon të vertetën se çfarë tregon për shëndetin LAJMEE
8 ORËSHI MERR FUND?! Gjermania SHOKON Botën me Vendimin e Ri për Orarin e Punës! LAJMEE
SHTRËNGOHET DARA PËR BALLUKUN! SPAK zbulon pronat e fshehura në emër të “prestanomeve”: Përgjimet që fundosin zv.kryeministren! LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme