Skip to content

Feed Facts

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, nafta ulet me 10 lekë

Posted on May 7, 2026 By admin No Comments on Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, nafta ulet me 10 lekë

Bordi i transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka caktuar çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Sipas vendimit të sotëm, nafta është ulur me 10 lekë nga hera e fundit dhe duke nisur nga dita e sotme, do të shitet me 196 lekë për litër.

Ndërsa, çmimi i benzinës është ulur me 4 lekë, dhe do të shitet me 180 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i Transparencës në datë 7 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Views: 10
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Hani një lugë mjaltë çdo natë para se të flini dhe do të habiteni çfarë i ndodhë trupit tuaj
Next Post: Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, QSUT tregon si paraqitet gjendja e tyre

More Related Articles

👉 Kur roja bregdetare zbuloi një objekt misterioz në fund të detit dhe e nxorri në sipërfaqe, askush nuk ishte gati për atë që do të shihnin brenda! LAJMEE
Më në fund u gjet zgjidhja: Largoni kollën, pastroni mushkëritë nga gëlbaza vetëm me këto 2 përbërës LAJMEE
Zbardhen bisedat/ “Nisi fushata, shto përfituesit e ndihmës ekonomike”. Detajet e hetimit në Peqin LAJMEE
👉 Kur kjo grua ndërroi jetë, fëmijët e saj nuk shkruan një lamtumirë të zakonshme… ajo që publikuan më pas i la të gjithë pa fjalë! LAJMEE
Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini LAJMEE
DOKUMENTET / Skandali në Lushnje: Saimir Korreshi hipotekoi toka pa tituj pronësie (akuzat) LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme