Skip to content

Feed Facts

Rreth 20 familje apel institucioneve/ Banorët në Arapaj denoncojnë: 22-vjeçari lëviz me shpejtësi të lartë, na rrezikohen fëmijët. Të mos përsëritet tragjedia e 3 majit

Posted on May 6, 2026 By admin No Comments on Rreth 20 familje apel institucioneve/ Banorët në Arapaj denoncojnë: 22-vjeçari lëviz me shpejtësi të lartë, na rrezikohen fëmijët. Të mos përsëritet tragjedia e 3 majit

Disa banorë të Arapajt në Durrës kanë deklaruar se po përballen me një situatë shqetësuese. Revolta e tyre, vjen pas tragjedisë së ndodhur të dielën ku një aksident u mori jetën dy të miturive dhe një tjetër u plagos i pasojë e përplasjes nga një automjet.

Banorët e kësaj zonë kanë protestuar këtë të mërkurë dhe kanë hedhur akuza ndaj një familje në zonën e Arapajt në Durrës, pasi theksojnë se është kthyer në një makth për ta.

Banorët që kanë dalë në protestë thonë se konfliktet me këtë familje janë të llojeve të ndryshme, por ato që i shqetësojnë më shumë janë lëvizja me shpejtësi në rrugicat e ngushta të lagjes, manovrat e rrezikshme me automjete që vënë në rrezik fëmijët, si dhe konfliktet verbale dhe fizike.

“Unë kam problem. Ai vjen me shpejtësi, konfliktohet me djalin dhe me nusen, na kërcënon, xhiron këtu. Jam e kërcënuar për fëmijët. Ku të shkoj unë, po m’i shtypi ata? Kam një tufë kalamajsh para derës”, thotë një banore.

Gjithashtu kanë treguar se u rrezikohen fëmijët nga një 22-vjeçar dhe se ditët e fundit kanë pasur përplasje me familjen e tij dhe të motrën. Denoncimet për këtë çështje theksojnë banorët kanë qenë të vazhdueshme.

Ata kanë treguar se 22-vjeçari dhe motra e tij 20 vjeç ‘kjo e fundit vazhdon studimet për efektive policie, por dy javë më parë ka plagosur me thikë komshien dhe e kanë rrahur brutalisht për parkim. 20 familjet i kanë denoncuar me dhjetëra herë, pa marrë zgjidhje konkrete. Në këto kushte apeli i tyre i drejtohet institucioneve, që të mos përsëritet tragjedia e 3 majit.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Kushte të qëndrueshme atmosferike, ja parashikimi i motit për sot
Next Post: Kryepolici anulon urdhrin që dha, rikthehen patrullat nëpër rrugë, tani edhe më intensive

More Related Articles

“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë LAJMEE
Ai po bënte një foto të gruas së tij në varkë kur vuri re diçka të tmerrshme në sfond… LAJMEE
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt LAJMEE
LAJM I KOBSHËM, PËSOI GODITJE NË TRU PASI U RRËZUA NË SKENË, VDES KËNGËTARJA E MADHE! LAJMEE
“Pa dijeninë time…”/ Ilir Meta: Jam i divorcuar, nuk mbaj përgjegjësi për shpenzimet e Monika Kryemadhit LAJMEE
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19? Ekspertët shpjegojnë dallimet kryesore LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme