Skip to content

Feed Facts

Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore

Posted on April 30, 2026 By admin No Comments on Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore

Shoqata Amerikane e Zemrës u bën thirrje njerëzve të favorizojnë proteinat me bazë bimore dhe të zëvendësojnë produktet e bulmetit me yndyrë të plotë.

Udhëzimet e reja ushqimore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, të publikuara të martën, theksojnë një regjim ushqimor të pasur me perime, fruta dhe drithëra të plota, duke i dhënë përparësi proteinave bimore ndaj mishit.

Gjithashtu, rekomandohet kufizimi i sheqerit, kripës dhe ushqimeve ultra të përpunuara, si dhe zëvendësimi i produkteve të bulmetit me yndyrë të plotë me ato pa yndyrë ose me pak yndyrë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më herët këtë vit prezantoi udhëzime të reja dietike që sugjerojnë rritjen e konsumit të proteinave si nga burimet shtazore ashtu edhe ato bimore, si dhe inkurajojnë përdorimin e produkteve të bulmetit me yndyrë të plotë.

Ndryshe nga rekomandimet e qeverisë federale për përdorimin e yndyrës së viçit dhe konsumimin e mishit të kuq, Shoqata Amerikane e Zemrës thekson rëndësinë e proteinave bimore si bishtajoret, arrat dhe farat, zgjedhjen e produkteve të bulmetit me pak ose pa yndyrë, dhe – kur konsumohet mish i kuq – zgjedhjen e pjesëve të dobëta, shmangien e produkteve të përpunuara dhe mbajtjen e porcioneve të vogla.

Nisma e administratës Trump dhe Sekretarit të Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. për “Ta bëjmë Amerikën përsëri të shëndetshme” është fokusuar në eliminimin e ngjyruesve sintetikë, përbërësve të tjerë kimikë, ushqimeve ultra të përpunuara, si dhe në uljen e konsumit të sheqerit dhe vajrave të farave.

Shoqata Amerikane e Zemrës sugjeron gjithashtu zgjedhjen e yndyrnave të pangopura, shmangien e ushqimeve ultra të përpunuara dhe minimizimin e sheqernave të shtuara në pije dhe ushqime.

Organizata rekomandon përgatitjen e ushqimit me pak ose aspak kripë dhe kufizimin e konsumit të alkoolit.

Gjithashtu, udhëzimet sugjerojnë që fëmijët mund dhe duhet të fillojnë të ndjekin një regjim ushqimor të shëndetshëm për zemrën që nga mosha 1 vjeç.

Një zëdhënës i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se këto udhëzime janë në përputhje me rekomandimet e tyre për çështjet kryesore dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Shoqatën Amerikane të Zemrës.

Shoqata Amerikane e Zemrës, organizata më e vjetër dhe më e madhe vullnetare në SHBA që lufton sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, publikon udhëzime ushqimore rreth çdo pesë vjet për të promovuar shëndetin kardiovaskular.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: 👉 Pasi një restorant refuzoi t’i shërbente ushqim pa arsye, ai u kthye të nesërmen me uniformë… dhe reagimi i tyre ndryshoi gjithçka!
Next Post: Dita ndërkombëtare e Punëtorëve, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil: Vlerësim për punonjësit e administratës publike

More Related Articles

Historia e veçantë e vajzes pa duar, shikoni cfare ben ajo per tu ushqyer LAJMEE
Një verë e re po fillon! Himara bëhet gati për sezonin e ri, koncert madhështor më 1 maj, 3 ditë festë LAJMEE
Gruaja blen një bimë të çuditshme në dyqanin lokal – një ditë më vonë, eksperti i thotë të largohet nga shtëpia LAJMEE
Kur shteti të vret të ardhmen! Tragjedia e Brisildos dhe britma e heshtur e të rinjve LAJMEE
Ligji i ri! Shoferë sidomos emigrante kujdes! Tani mund t’ju hiqet patenta nëse… LAJMEE
PLAS KEQ! Monika Kryemadhi i nxjerr te fshehten Lulzim Bashes, ja cfare ka bere LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme