Një verë e re po fillon! Himara bëhet gati për sezonin e ri, koncert madhështor më 1 maj, 3 ditë festë

3 Views

Vera duket se sapo ka nisur! Himara është bërë gati për sezonin e ri veror. Bashkia e Himarës ka organizuar një koncert madhështor me zërat më të mirë të muzikës shqiptare dhe jo vetëm.

Koncerti do të mbahet mbrëmjen e 1 majit në qendër të Himarës, për të vijuar 3 ditë me radhë, duke hapur kështu zyrtarisht dhe sezonin turistik për këtë vit.

Programi i Aktiviteteve – Maj 2026
1 Maj – Hapja e Sezonit Turistik
09:00 Parada e Bandës Filarmonike
09:30 Regjistrimi për Beach Volley
10:00 Mini Maratona “Himara RunFest”
10:00 Ekspozita Fotografike & Dokumentare dhe Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar
10:00 Panair Artizanati & Kulinarie
10:00 Sfida Gatimi “Shije Joniane”
10:30 Rekord Guinness – Fiona Rushiti
11:00 Turneu “Himara Beach Volley Challenge”
11:00 Akrobaci “Këmbëgjatat”
20:30 Koncert: Program Folklorik – Grupi i Himarës, Arvi Mene, Landi Cenko, Maya, Devis Xherahu
2 Maj – Festë dhe Spektakël
10:00 Fun Kids Zone & Karnaval Veror
10:00 Ekspozita Fotografike dhe Dokumentare
10:00 Scuba Diving “Secrets under the Sea”
10:00 Aktivitet sportiv me Kajak
10:00 Panair Artizanati & Kulinarie
19:00 Akrobaci “The Madness Leader”
19:20 Light Festival – Festivali i Dritave
19:30 Open Cinema Himara
20:00 Akrobaci në lartësi Fiona Rushiti dhe Polinka Balance
20:30 Koncert me Ronela Hajati & Elita 5
22:00 Shpallja e fituesve “Himare Magic Moments”
3 Maj – Traditë dhe Muzikë
10:00 Ekspozita Fotografike dhe Dokumentare
10:00 Cirku Kombëtar
10:00 Fun Kids Zone “Arkeologu i Vogël”, “Muzeu Im”
10:00 Panair Artizanati & Kulinarie
10:00 Jet Ski “Jet Adrenalin Himarë”
20:00 “16 Tela në Pop International Quartet”
21:00 Drone Shoë
21:10 Koncert me Kostandinos Argiros

Leave a Comment