19 Views
Parkimi nëntokësor i një pallati në Astir është përfshirë nga flakët pasditen e sotme dhe tymi i zi ka mbuluar të gjithë zonën.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se zjarri ka rënë te Vila L dhe brenda parkimit ka edhe makina.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve ndërkohë që shkaku mbetet i paqartë.