Skip to content

Feed Facts

Konfuz dhe në kërkim të fajtorëve, Rama përmend grekë, serbë dhe tani iranianë! Sa më shumë rriten protestat e shqiptarëve, aq më shumë shtohet lista e “armiqve”

Posted on June 5, 2026 By admin No Comments on Konfuz dhe në kërkim të fajtorëve, Rama përmend grekë, serbë dhe tani iranianë! Sa më shumë rriten protestat e shqiptarëve, aq më shumë shtohet lista e “armiqve”

Teksa protestat kundër projektit në Zvërnec vijojnë të marrin mbështetje gjithnjë e më të gjerë, kryeministri Edi Rama duket se po zgjeron listën e “fajtorëve” që, sipas tij, qëndrojnë pas revoltës së qytetarëve.

Fillimisht, kreu i qeverisë hodhi dyshime mbi mediat greke dhe interesat që, sipas tij, po përpiqen të instrumentalizojnë kundërshtimin ndaj investimit në Zvërnec. Në deklaratat e tij, Rama u shpreh i habitur nga jehona që protesta mori në Greqi, duke lënë të kuptohet se pas mbështetjes mediatike mund të fshihen interesa të tjera.

Më herët, përfaqësues të qeverisë dhe eksponentë pranë saj kanë përmendur edhe ndikime të tjera të huaja, përfshirë ato serbe, si faktorë që synojnë të pengojnë projekte strategjike dhe investime të mëdha në Shqipëri.

Së fundmi, në narrativën e re politike janë përfshirë edhe iranianët, të cilët sipas deklaratave të kampit qeveritar po përdoren si një tjetër argument për të shpjeguar organizimin dhe përshkallëzimin e protestave.

Ndërkohë, protestuesit dhe aktivistët e shoqërisë civile këmbëngulin se kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec është një lëvizje qytetare e lindur nga shqetësimet për mjedisin, transparencën dhe të ardhmen e një prej zonave më të ndjeshme natyrore të vendit. Ata refuzojnë akuzat për ndikime të huaja, duke i cilësuar ato si përpjekje për të delegjitimuar kauzën e tyre.

Ndërsa protestat vazhdojnë të mbushin sheshet dhe të tërheqin vëmendjen e opinionit publik, debati duket se po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga thelbi i kundërshtimit qytetar drejt identifikimit të “armiqve” të rinj, që sipas qeverisë qëndrojnë pas tij. Nga mediat greke, te influencat serbe e deri te iranianët, lista e përgjegjësve të supozuar për protestat kundër qeverisë duket se po zgjerohet dita-ditës./panorama.com.al

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Humbi jetën gjatë operacionit në Maliq, sot homazhet për efektivin Enea Mekolli/ Polici do të prehet në vendlindje
Next Post: LAJMI I FUNDIT/ Aksidentohet autobusi te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar (PAMJE)

More Related Articles

Një domate në ditë nuk “çudit botën”, por ja çfarë përfitimesh reale ka LAJMEE
Kthjellime dhe vranësira/ Ja parashikimi i motit për ditën e sotme LAJMEE
Macja jonë nuk iu nda bebes për asnjë çast – më pas zbuloi diçka tronditëse që ndryshoi gjithçka LAJMEE
👉 Nëna e dëshpëruar ia la fëmijët një gruaje të pastrehë — kur u kthye në shtëpi, mbeti pa frymë! 😳 LAJMEE
Maska me banane që zhduk rrudhat brenda ditës, ja si ta përgatisni LAJMEE
Vapa e padurueshme! Spikeri në Austri hedh ujin mbi kokë gjatë edicionit të lajmeve LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme