Skip to content

Feed Facts

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Posted on June 2, 2026 By admin No Comments on Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Një trajtim i ri kundër kancerit po konsiderohet një hap i madh përpara në mjekësi, pasi rezultatet e një studimi ndërkombëtar kanë treguar se një injeksion i vetëm mund të zhdukë plotësisht tumoret tek disa pacientë, raporton The Guardian.

Studimi, i zhvilluar në 11 vende të botës, përfshiu pacientë tek të cilët kanceri ishte përhapur ose ishte rikthyer dhe nuk po reagonte ndaj trajtimeve të tjera si kimioterapia apo imunoterapia.

Injeksioni, i quajtur amivantamab, arriti të zvogëlojë tumoret tek më shumë se një e treta e pacientëve, ndërsa tek 15 prej tyre tumoret u zhdukën plotësisht. Ndryshimet u vunë re brenda pak javësh nga nisja e trajtimit.

Ekspertët e kanë cilësuar këtë rezultat si “të paprecedentë”, veçanërisht për pacientët që nuk kanë më alternativa të tjera trajtimi.

“Po shohim përgjigje jashtëzakonisht të forta tek pacientë që nuk reagojnë më as ndaj kimioterapisë dhe as ndaj imunoterapisë. Për këtë grup, opsionet janë shumë të kufizuara, ndaj këto rezultate janë shumë inkurajuese”, u shpreh profesori Kevin Harrington nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Londër.

Rezultatet e studimit pritet të prezantohen në konferencën më të madhe botërore për kancerin, atë të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO), në Çikago.

Në provë morën pjesë 102 pacientë me kancer të kokës dhe qafës, një nga format më të zakonshme të kancerit në botë. Tek 43 prej tyre tumoret u zvogëluan ose u zhdukën, përfshirë 28 raste me reduktim të ndjeshëm dhe 15 raste me zhdukje të plotë.

Studiuesit kanë vërejtur rezultate premtuese edhe tek pacientët me kancer të mushkërive. Ilaçi, i zhvilluar nga kompania Johnson & Johnson, po testohet aktualisht në rreth 60 studime klinike për disa lloje kanceri, përfshirë atë të mushkërive, zorrës së trashë, trurit dhe stomakut.

Ky trajtim vepron në tre drejtime: bllokon proteinat që ndihmojnë rritjen e tumorit, pengon mekanizmat që përdor kanceri për t’i shpëtuar trajtimit dhe aktivizon sistemin imunitar për të luftuar qelizat kancerogjene.

Një nga pacientët e parë që përfitoi nga ky trajtim është një 56-vjeçar nga Britania, i diagnostikuar me kancer të gjuhës. Pas dështimit të trajtimeve tradicionale, ai iu bashkua studimit dhe sot raporton përmirësim të ndjeshëm të gjendjes, duke iu rikthyer jetës normale.

Ndryshe nga shumë terapi të tjera, ky trajtim jepet përmes një injeksioni nën lëkurë dhe jo me serum intravenoz, duke e bërë më të shpejtë dhe më të lehtë për pacientët.

Efektet anësore rezultuan kryesisht të lehta deri mesatare, dhe vetëm një numër i vogël pacientësh u detyruan ta ndërpresin trajtimin.

Ekspertët theksojnë se edhe pse rezultatet janë shumë premtuese, nevojiten studime të mëtejshme për ta konfirmuar efektivitetin në një shkallë më të gjerë. Megjithatë, ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt trajtimeve më efektive për pacientët me kancer në faza të avancuara.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Kullë 65-katëshe te Pallati i Kongreseve: Rama i bën qokën e radhës Berishës?
Next Post: Avion i humbur gjendet pas dekadash – studiuesit mbeten të habitur kur shohin çfarë ka brenda.

More Related Articles

Roja Bregdetare gjen ngarkesën e humbur të një anijeje. Pastaj zbulon se çfarë është ajo. LAJMEE
THEIR ACNE IS SEVERE! WHEN BREAKOUTS BECOME MORE THAN A SKIN PROBLEM LAJMEE
Mundësi dhe fillime të reja, tri shenjat më me fat të zodiakut për muajin maj LAJMEE
“Snajperi” shqiptar Hadribeaj mund francezin, drejt titullit Botëror në boks LAJMEE
Mjeku “çudit” botën: Këto janë 7 shenjat paralajmëruese të sëmundjeve të zemrës tek gratë LAJMEE
Ajo E Dha Djalin Për Adoptim 18 Vite Më Parë – Pastaj Pa Një Varëse Në Lajme Dhe Kuptoi Gabimin LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme