Një aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture BMW me targa të Shkupit dhe një kamioni me targa të Kosovës. Sipas autoriteteve, përplasja ka qenë kokë më kokë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke e përfshirë menjëherë në flakë automjetin BMW.
Pas hetimeve dhe verifikimeve zyrtare, viktimat janë identifikuar si baritoni 51-vjeçar Riste Velkov dhe djali i tij 20-vjeçar, Adam Velkov, si dhe dy të rinj të tjerë, P.M. dhe M.GJ., të dy 20 vjeç. Të katër personat ndodheshin në veturën BMW në momentin e aksidentit, ndërsa identifikimi i tyre është kryer pas disa orësh punë nga ekipet e mjekësisë ligjore për shkak të djegies së rëndë të automjetit.
Sipas të dhënave paraprake hetimore, drejtuesi i kamionit, shtetasi i KosovësB.B. (76 vjeç), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të lodhjes, duke kaluar gardhin ndarës dhe duke hyrë në korsinë e kundërt. Në vendin e ngjarjes po vazhdojnë ekzaminimet teknike dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik që ka tronditur opinionin publik.