Skip to content

Feed Facts

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e naftës dhe benzinës

Posted on May 21, 2026May 21, 2026 By admin No Comments on Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës sot në 21 maj.

Për herë të parë pas shumë kohësh, nafta ka rënë nën 200 lekë. Kështu, nafta do të shitet jo më shumë se 197 lekë për litër.

Ndërsa, benzina do të shitet jo më tepër se 185 lekë për litër. Këto çmime hyjnë në fuqi nga dita e sotme, duke nisur nga ora 13:00.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 21 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Views: 9
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Next Post: Vjosa Osmani nuk ka te ndalur, prap e sulmon Albin Kurtin, ja çka thote per te

More Related Articles

Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara LAJMEE
For my 60th birthday, I sat alone for 4 agonizing hours beside 6 untouched plates. At 9 PM, my phone rang. ‘I’m so sorry, Mom,’ my son LAJMEE
Një shqiponjë tullace refuzoi të lëvizte — dhe lutja e saj e heshtur na theu zemrën. LAJMEE
“Përvëlohet” Shqipëria nesër, ja sa pritet të shkojnë temperaturat LAJMEE
Largimi nga studio/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP i Madh, produksioni më hoqi me dhunë LAJMEE
Një deklaratë e vjetër e Pyrros Dimas po qarkullon sërish në rrjet, duke rikthyer debatet mbi identitetin e tij. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme