Skip to content

Feed Facts

Kërcet arma në vend, përplasje mes një personi dhe policisë, një i plagosur

Posted on May 19, 2026 By admin No Comments on Kërcet arma në vend, përplasje mes një personi dhe policisë, një i plagosur

Një person ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi fillimisht ishte dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Kurbinit.

I plagosuri është qëlluar nga policia gjatë një ndërhyrjeje për neutralizimin e tij, efektivët kishin informacion se personi ishte i armatosur.

Gjatë operacionit, një prej efektivëve ka përdorur armën e shërbimit, duke e plagosur personin, i cili më pas është transportuar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale duke iu rrezikuar jetën, neutralizohen dhe arrestohen 2 shtetas.

Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, i dënuar në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa shtetasi që e shoqëronte ishte i armatosur.

Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë që posedonte shtetasi që shoqëronte të kërkuarin.

Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.

Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Mafia shqiptare qarkullon 18 miliardë USD në vit”, Reportazhi i TV: Ja si ish-agjenti i SHISH u bë “kokë” droge në Kili!
Next Post: Tentoi të përplasë efektivët me makinë, kush është 23-vjeçari që u plagos gjatë aksionit të policisë

More Related Articles

Moms pimple LAJMEE
Një shqiponjë tullace refuzoi të lëvizte — dhe lutja e saj e heshtur na theu zemrën. LAJMEE
My family took me to court, claiming I was a fraud who had never served. “She was never in the military. She LAJMEE
Kur veterineri përqafoi macen… ajo që ndodhi një minutë më vonë do të të mbajë pa frymë! LAJMEE
Pacientët që përjetuan kimioterapinë ndajnë përvojat emocionuese dhe të vështira nga trajtimi LAJMEE
Tre gabimet më të zakonshme që bëjmë me deodorantin LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme