Ligji i ri! Shoferë sidomos emigrante kujdes! Tani mund t’ju hiqet patenta nëse…

90 Views

BE drejt rregullave të reja për patentat: objektiv, më pak aksidente në rrugë

Parlamenti Europian pritet të votojë sot për miratimin e rregullave të reja që do të ndryshojnë sistemin e patentave të drejtimit në mbarë Bashkimin Europian.

Reforma, e konsideruar një nga më të rëndësishmet në fushën e sigurisë rrugore, synon të unifikojë masat ndëshkuese dhe të rrisë standardet e trajnimit për shoferët në të gjitha vendet anëtare.

Sipas projektit, rregullat e reja do të lehtësojnë njohjen reciproke të shkeljeve rrugore dhe dënimeve mes shteteve të BE-së, duke shmangur situatat kur drejtuesit e automjeteve i shpëtonin ndëshkimit për shkak të kufijve shtetërorë. Kjo do të thotë se një shkelje e bërë në një vend të BE-së do të njihet dhe ndëshkohet edhe në vendin e origjinës së shoferit.

Eurodeputetët pritet të votojnë pro kësaj mase, e cila përbën fazën e fundit përpara hyrjes në fuqi të reformës nga shtetet anëtare. Zbatimi i plotë i ligjit të ri pritet të fillojë në muajt në vijim, pas miratimit formal nga Këshilli i BE-së.

Një tjetër element i rëndësishëm i reformës është përmirësimi i procesit të marrjes së patentës, me më shumë fokus tek edukimi për sigurinë rrugore dhe respektimi i rregullave të qarkullimit. Kandidatët për patentë do t’i nënshtrohen testeve më të detajuara mbi përdorimin e teknologjive të reja në makina dhe sjelljen ndaj këmbësorëve e çiklistëve.

Qëllimi kryesor i këtij reformimi është ulja e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore, që aktualisht arrin në rreth 20,000 çdo vit në Bashkimin Europian. Autoritetet europiane synojnë që deri në vitin 2050, rrugët e BE-së të jenë “pa viktima”, në kuadër të strategjisë së quajtur “Vision Zero”.

Leave a Comment