Rruga tek ish-Fusha e Aviacionit me liqene sa herë bie shi: Balta dhe pellgjet kanë izoluar banorët

8 Views

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë gjendjen problematike të rrugës “Elvie Çelebi”, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Sipas tij, rruga vazhdon të jetë e pashtruar prej vitesh, duke u kthyer sa herë bie shi në një “liqen” me baltë dhe pellgje uji.

Banori shprehet se situata është bërë e papërballueshme si për këmbësorët, ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve, ndërsa mungesa e trotuareve e bën kalimin edhe më të rrezikshëm.

“Shikoni liqenet tek rruga ‘Elvie Çelebi’, lagjja tek ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë. Rruga është si në vitet ’90, e pashtruar, me baltë e pellgje uji. Mezi kalohet si me makinë, ashtu edhe në këmbë, pasi mungojnë edhe trotuaret”, shkruan qytetari.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia Tiranë për sistemimin e rrugës dhe krijimin e kushteve minimale për lëvizje pasi është e turpshme që në vitin 2026 rrugët e kryeqytetit të jenë në këtë gjendje.

Leave a Comment