Skip to content

Feed Facts

Alarm në motelin “Berati” në Sllatinë – 60-vjeçari gjendet pa shenja jete

Posted on May 13, 2026 By admin No Comments on Alarm në motelin “Berati” në Sllatinë – 60-vjeçari gjendet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në motelin “Berati” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në një nga hapësirat e motel-it, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Rasti është raportuar më 12 maj 2026 rreth orës 13:05, pasi Policia ka pranuar informacion se në motelin “Berati”, që ndodhet në rrugën e Pejës, një person ishte alivanosur dhe në lokacion tashmë kishte dalë edhe ekipi mjekësor.

Sipas informatave, njësia policore ka arritur menjëherë në vendngjarje, ku nga personeli mjekësor është njoftuar se viktima, C. K., rreth 60-vjeçar, kishte ndërruar jetë.

Burimet bëjnë të ditur se mjekët nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Sinjali mëson se në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimin e plotë të lokacionit dhe kanë mbledhur provat fillestare lidhur me rastin.

Po ashtu, janë intervistuar edhe dy dëshmitarët, konkretisht një grua që ishte në shoqerim të tij, D. G (1974) dhe një person tjetër, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat në të cilat ishte gjetur viktima.

Siç rezulton nga zhvillimet hetimore, njësia e hetimeve ka njoftuar edhe Hetimet Rajonale për Krime të Rënda, të cilat kanë udhëzuar vazhdimin e procedurave hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit:

Sinjali mëson se hetimet do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj vdekjeje.

Views: 9
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Pilinçi i dërgon letrën e pazakontë Ramës: Liro zyrën për 7 ditë, dorëzo çelësat dhe fshi zhgaravinat që ke bërë në mure
Next Post: Hidrauliku po rregullonte një mur të vjetër banjoje – ajo që gjeti brenda ndryshoi përgjithmonë historinë e familjes.

More Related Articles

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-deputeti i PD-së (Emri) LAJMEE
Ata e quanin “Fantazma e Kënetës”, por më vonë u bë një thesar historik. LAJMEE
Me rrip në dorë, nëna detyron fëmijët të përqafohen për orë të tëra pas sherrit mes tyre LAJMEE
Nis gara për hapësirën! Kush do ta kapë asteroidin që vlen triliarda dollarë? LAJMEE
10 ushqimet më hidratuese LAJMEE
‘Çmendet’ Rama, ‘sulmon’ Tërmet Peçin në mbledhjen me dyer të mbyllura në Gjirokastër: Mos na çaj by**ën LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme