Skip to content

Feed Facts

Cpo ndodh!? Vjen lajmi i keq per Erion Bracen

Posted on May 12, 2026 By admin No Comments on Cpo ndodh!? Vjen lajmi i keq per Erion Bracen

Erion Braçe është lënë sot jashtë një mbledhje të mbajtur nga dega e Partia Socialiste në Njësinë 5. Braçe është deputeti i asaj zone, por si duket pas kritikave, nuk preferohet të jetë i pranishëm.

Ka qenë vetë Braçe që ka folur në media, ku ka deklaruar se e kanë lënë jashtë mbledhjes.

“Fjala bie, tani është duke u bërë një mbledhje në njësinë pesë. Deputeti s’ishte njoftuar fare. Atje është udhëheqësja politike e Partisë Socialiste të Tiranës, bashkë me një deputet tjetër që është deleguar atje si drejtues politik. Ndërkohë që deputeti që është përballë me ata njerëz, ka punuar me ata njerëz, ka bërë fushatë me ata njerëz, ka marrë votën e atyre njerëzve atje, s’është njoftuar fare për mbledhjen. Dhe në krahun tjetër, vetëm 30 metra në vijë ajrore, deputeti që nuk shet ajër, po deputeti që bën deputetin në territor, ka katër ditë që ka lajmëruar që tubacionet e ujit janë çarë, uji rrjedh rrugëve, ka lajmëruar drejtorin.

Jo ndërmarrjen, jo te numri i përgjithshëm që është për qytetarët, por ka lajmëruar vetë drejtorin. Dhe prej katër ditësh atje vazhdon të rrjedhë uji lum, ndërkohë që e gjithë ajo lagje është lagja që ka vuajtur vjet në verë nga uji. Pra, edhe pse ndodh kjo, edhe pse përjashtohet deputeti nga një mbledhje partie, ku duhet të jetë se me thënë të drejtën, pas ca ditësh do marrim edhe medalje ne që kemi shumë kohë që jemi në Partinë Socialiste. Është 35 vjetori i partisë”, tha ai në Euronews Albania.

Drejtuese politike e Tiranës është Ogerta Manastirliu, ndërsa si drejtues të Njësisë 5 janë Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla. Por si duket Braçes i është mbyllur dera.

Gjatë fjalës së tij, Braçe u shpreh se është normale që të ketë debate që lidhen me mënyrën e ushtrimit të pushtetit.

Sipas tij këto debate nuk shkaktojnë dhe nuk duhet të shkaktojnë asnjë shqetësim. Ai u shpreh se prej kohësh në grupin e PS nuk bëhen më diskutime, por ligjet thjesht sillen sa për sy e faqe.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Vlora sërish në krizë për ujin, defekti i rëndë regjistrohet në rrjetin kryesor të ujësjellësit
Next Post: Një milioner hyn në një restorant… dhe tronditet kur sheh ish-gruan shtatzënë si kamariere

More Related Articles

Vëllezërit Peshkojnë Qetësisht – Ajo Që Kapën Kamerat Është E Pabesueshme! LAJMEE
Si mund ta zvogëlojnë zakonet tona të përditshme rrezikun e kancerit LAJMEE
Tentoi të vr*ste me armë zjarri një person në lokalin e lagjes, arrestohet në Durrës 23-vjeçari LAJMEE
👉 U zhduk gjatë një vrapimi në mëngjes… 34 ditë më vonë, policia zbuloi diçka që tronditi të gjithë! 😳 LAJMEE
When I arrived at my son’s wedding, he blocked my path at the church door and said: “I didn’t invite you, Mom. The whole family decided you’re no longer a part of us.” I looked at him, gripped my purse, and replied in a low voice: “That’s fine, son… but don’t forget to check your phone.” What no one knew was that, that afternoon, the truth was already on its way. LAJMEE
Pësoi dëmtime të rënda në aksidentin e autobusit, familja e 8-vjeçarit apel për ndihmë LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme