Skip to content

Feed Facts

Kthyen apartamentin në bazë droge dhe parash në Romë, arrestohen dy shqiptarë

Posted on May 11, 2026 By admin No Comments on Kthyen apartamentin në bazë droge dhe parash në Romë, arrestohen dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane në Romë, pasi akuzohen për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa apartamenti ku banonin ishte kthyer në një bazë droge dhe parash.

Sipas mediave italiane, operacioni nisi pasi karabinierët ndaluan për kontroll një automjet me qira në zonën e Via Ipogeo degli Ottavi. Sjellja e dyshimtë dhe nervozizmi i drejtuesit të mjetit, një shtetas shqiptar, shtynë efektivët të kryenin kontrolle më të detajuara.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti të fshehura në hapësirën pranë pragut të derës tre pako me 11 doza kokaine, si dhe rreth 400 euro cash që ndodheshin në posedim të shoferit.

Hetimet vijuan më pas në një banesë në zonën Casal del Marmo, ku banonin i arrestuari dhe një tjetër shqiptar 21-vjeçar.

Sipas karabinierëve të stacionit të Ottavisë, apartamenti funksiononte si një “qendër magazinimi” dhe menaxhimi të aktivitetit të trafikut të drogës.

Gjatë bastisjes, autoritetet sekuestruan rreth 270 gramë kokainë, një pjesë të ndarë në doza dhe një pjesë të paketuar në vakum, si dhe 40,120 euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Po ashtu, policia gjeti tre ditarë kontabiliteti ku regjistroheshin transaksionet e trafikut të drogës, pajisje për paketim në vakum dhe dy peshore elektronike precize.

Kontrollet u zgjeruan edhe në automjete të tjera në pronësi të dy shqiptarëve, ku u zbuluan doza të tjera narkotikësh.

Në përfundim të operacionit, autoritetet sekuestruan dy automjete, lëndën narkotike dhe shumën e konsiderueshme të parave.

Dy të arrestuarit u dërguan në burgun Regina Coeli, ndërsa gjykata italiane konfirmoi masën e paraburgimit ndaj tyre.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: DENONCIMET/ Endri Meksi del nga SPAK pas 5 orësh! U pyet se çfarë di mbi skandalin AKSHI: “Ishte interesante!”
Next Post: I FUNDIT/ Makina përplas motorin, dërgohet me urgjencë në spital

More Related Articles

Kujt ja merrte mendja? Hudhra bën mrekulli për flokët, ja si ta përdorni LAJMEE
Dhia “mjeshtre e notit”, mahnit turistët në Liqenin e Komanit LAJMEE
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore LAJMEE
Gjithmonë buzëqeshte, por askush nuk e dinte çfarë po kalonte LAJMEE
Aksident i rëndë, plagoset rëndë një i mitur, transportohet me urgjencë drejt spitalit LAJMEE
Milioneri nuk e dinte që kishte vajza… derisa binjaket thanë: “Mami nuk ka për të ngrënë.” LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme